Të shtëna me armë zjarri në magjistralen Prishtinë-Ferizaj, policia gjen armë e gëzhoja

Të shtëna me armë zjarri janë raportuar mbrëmë në magjistralen Prishtinë-Ferizaj, raporton .
Sipas raportit 24 orësh të PK-së, thuhet se njësitet policore gjatë kontrollit në dy lokacione-pronë e të dyshuarit kanë gjetur dhe konfiskuar 2-pistoleta, 4-karikator, 17-gëzhoja dhe 1-fotrollë të armës.
I dyshuari pas intervistimit është liruar në procedurë të rregullt.
“Magjistralja Prishtinë-Ferizaj / 09.01.2025-12:00. Njësitet policore pas pranimit të informatës lidhur me rastin, kanë dalë në vendin e ngjarjes (në magjistralen Prishtinë-Ferizaj) ku dyshohej se me datë 31.12.2024 ka pasur të shtëna me armë zjarri. Njësitet policore gjatë kontrollit në dy lokacione-pronë e të dyshuarit kosovar kanë gjetur dhe konfiskuar 2-pistoleta, 4-karikator, 17-gëzhoja dhe 1-fotrollë të armës. Me vendim të prokurorit, i dyshuari pas intervistimit është liruar në procedurë të rregullt”, thuhet në raport.
#Të #shtëna #armë #zjarri #në #magjistralen #PrishtinëFerizaj #policia #gjen #armë #gëzhoja
gazetablic.com