Aktualitet

LDK të shtunën në Pallatin e Rinisë e hap fushatën: Ringritje, përbashkim e shpresë për ndryshim

Lidhja Demokratike e Kosovës ka njoftuar se ditën e shtunë do të bëj hapjen e fushatës zgjedhore në Pallatin e Rinisë në Prishtinë.

Në njoftimin e dhënë nga kjo parti, thuhet se tubimi nis nga ora 17:00.

“Rrugëtimin drejt të ardhmes së ndritshme për çdo qytetar të Kosovës e kemi nisur bashkë, dhe po e vazhdojmë nesër me zemër të hapur e me shkëndijë në sy. Hapja madhështore e fushatës së LDK-së është thirrje për ringritje, përbashkim, për shpresë dhe për ndryshim. Ejani dhe bëhuni pjesë e këtij momenti historik!”, thuhet në njoftimin e tyre.

Postimi i plotë:



#LDK #të #shtunën #në #Pallatin #Rinisë #hap #fushatën #Ringritje #përbashkim #shpresë #për #ndryshim
gazetablic.com

Artikuj të ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button