Aktualitet
Haxholli nga KDI: Sot shpërndahet Kuvendi i Kosovës

Seanca e 5 dhjetorit, në të cilën u miratuan plot 18 ligje, doli të jetë e fundit për legjislaturën e 8-të të Kuvendit të Kosovës.
Kështu ka thënë Violeta Haxholli nga Instituti Demokratik i Kosovës (KDI).
Sipas saj dita e sotme do të dita e fundit e legjislaturës së 8-të në Kuvendin e Kosovës, rrjedhimisht do të shpërndahet Kuvendi i Kosovës.
“Legjislatura e 8-të e Kuvendit të Kosovës do të shpërndahet 30 ditë para zgjedhjeve, ashtu siç e parasheh neni 66 i Kushtetutës së Kosovës, konkretisht paragrafi 2 i këtij neni. Prandaj mund të themi që të premten është dita e fundit e legjislaturës”, ka thënë Violeta Haxholli nga KDI për Tëvë1.
#Haxholli #nga #KDI #Sot #shpërndahet #Kuvendi #Kosovës
gazetablic.com