Sport

Mitaj është lojtari që doli më shumë nga presioni kundër Al Hilal –

Al Ittihad po kalon një sezon fantastik në Arabinë Saudite. Kjo skuadër mban vendin e parë në kampionat dhe ka eleminuar nga Kupa ekipin e yjeve europian të Al Hilal. Për specialistin Ahmed Afifi, Mitaj ishte lojtari që doli më shumë nga presioni në atë përballje me topin në zotërim.

“Mitaj ishte lojtari i vetëm që doli më shumë nga presioni i Al Hilal dhe Al Ittihad përfitoi shumë në ndeshje nga Mitaj. Ai e lironte veten nga presioni dhe disa herë kalonte dy lojtarë kundërshtarë dhe prapë e mbante topin në zotërim”, tha Afifi. /Elio Hajdari-Sport Ekspres/

 

#Mitaj #është #lojtari #që #doli #më #shumë #nga #presioni #kundër #Hilal
SportExpress

Artikuj të ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button