Aktualitet
“Më kanë rrahur…”, telefonon Policinë, gruaja në Tiranë nuk pranon të hapë derën

Shërbimet e policisë dhe forcave të tjera të emergjencës kanë shkuar në zonën e Astirit në Tiranë pas telefonatës së një vajze që pretendonte se është dhunuar nga disa persona.
Ajo telefonoi në sallën operative të policisë, duke i dhënë edhe adresën.
Sipas policisë, vajza me iniciale S.Q. ndodhet në një banesë në katin e 8 të pallatit në Astir.
Në vendngjarje kanë shkuar forca të shumta policore, zjarrfikësja dhe ambulanca.
Por denoncuesja ka mbyllur derën nga brenda dhe nuk pranon që ta hapë. Shërbimet e policisë po negociojnë me zonjën, e cila nuk pranon të hapë derën.
#Më #kanë #rrahur.. #telefonon #Policinë #gruaja #në #Tiranë #nuk #pranon #të #hapë #derën
Java News