Po fliste në celular kur doli në korsinë tjetër, arrestohet i riu që aksidentoi për vdekje 28-vjeçarin

Policia e Maliqit ka vënë në pranga 29-vjeçarin me iniciale K.L., i cili u përfshi në aksidentin e mbrëmjes së të mërkurës në Podgorie ku mbeti i vdekur 28-vjeçari Aurel Çipi.
Korrespondentja e Klan News, Daniela Zisi ka mësuar se nga hetimet e policisë rezulton që drejtuesi i mjetit tip “Audi” ka qenë duke folur në telefon dhe ka dalë nē korsinë tjetër të rrugës ku vinte përballë 28-vjeçari Çipi me një mjet “BMW”.
Nga përplasja e fortë, 28-vjeçari mbeti i vdekur në vend, ndërsa drejtuesi i mjetit tjetër u transportua në spitalin e Korçës me lëndime jo serioze për jetën.
Pas trajtimit në spital, Policia i ka komunikuar 29-vjeçarit urdhërin e arrestit duke e shoqëruar në Komisariat.
#fliste #në #celular #kur #doli #në #korsinë #tjetër #arrestohet #riu #që #aksidentoi #për #vdekje #28vjeçarin
Java News