Aktualitet

Arrestohen katër të mitur në Prizren për veprën penale “Grabitje” dhe “Tentim grabitje”

Policia e Kosovës ka njoftuar se janë arrestuar katër të mitur në Prizren, pasi që të njejtit afër stacionit autobusëve, me forcë dhe me përdorimin e mjetit të mprehtë (thikë) kanë arritur t’i marrin 200 euro nga një person, shkruan .

Sipas njoftimit, dy viktimat kanë pësuar lëndime.

“Me datën 08.01.2025, Njësiti i hetimeve të Stacionit Policor në Prizren ,si rezultat i hetimeve intensive kanë arritur që të identifikojnë dhe arrestojnë katër persona të  dyshuari:

I.B viti i lindjes 2010 m.r.k

E.Z viti i lindjes 2007 m.r.k

F.Z viti i lindjes 2009 m.r.k

B.M viti i lindjes 2008 m.r.k”, thuhet në njoftim.

Të dëmtuarit kanë marr ndihmën e parë mjekësore në spital dhe më pas janë liruar.

Ndaj tyre do të ngritët kallëzim penal për veprën penale ‘’Grabitje’’ dhe “Tentim Grabitje”.



#Arrestohen #katër #të #mitur #në #Prizren #për #veprën #penale #Grabitje #dhe #Tentim #grabitje
gazetablic.com

Artikuj të ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button