Aktualitet

Vdekja e ish-presidentit Carter, flamuri amerikan ngritet në gjysmështizë në Ambasadën e SHBA-së në Kosovë

Flamuri amerikan në ndërtesën e Ambasadës së SHBA-së në Kosovë është ngritur në gjysmështizë për të nderuar ish presidentin amerikan, James Earl Carter Jr, i cili vdiq javën e kaluar.

Mijëra njerëz u mblodhën dje në Kapitol Hill të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, për të nderuar ish-Presidentin Jimmy Carter, për të cilin u mbajtën homazhe shtetërore të mërkurën në zemrën e demokracisë amerikane, përpara funeralit të tij shtetëror.

Vizitorët e shumtë, ndër të cilët edhe zyrtarë të shumtë të zgjedhur dhe Nënpresidentja Kamala Harris, theksuan arritjet dhe humanizmin e ish-presidentit 100-vjeçar, i cili vdiq muajin e kaluar.

Carter, i cili shërbeu si presidenti i 39-të i SHBA-së, vdiq më 29 dhjetor në moshën 100-vjeçare, pas gati dy vitesh nën vëzhgim mjekësor.



#Vdekja #ishpresidentit #Carter #flamuri #amerikan #ngritet #në #gjysmështizë #në #Ambasadën #SHBAsë #në #Kosovë
gazetablic.com

Artikuj të ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button