Aktualitet

Zjarri e Los Anxhelos u përhap në kodrat e famshme të Hollivudit, zjarret marrin të paktën pesë jetë

Një nga të evakuuarit duke ikur nga zjarret shkatërruese që kanë përfshirë Los Anxhelosin e ka përshkruar situatën në Hollywood Hills si “kaotike”.

Zjarret kanë vrarë të paktën pesë persona dhe kanë zhvendosur më shumë se 100,000.

Zjarret e reja shpërthyen të mërkurën pranë Hollywood Hills dhe Runyon Canyon. Këto janë ndër pjesët më të famshme të Los Anxhelosit dhe janë edhe vendet ku ndodhet shenja ikonë “Hollywood”.

Shefi i Zjarrfikësve të Qarkut të Los Anxhelosit, Anthony Marrone tha se ekuipazhet e tij ishin të habitur nga shkalla dhe shpejtësia me të cilën po përhapeshin zjarret.



#Zjarri #Los #Anxhelos #përhap #në #kodrat #famshme #të #Hollivudit #zjarret #marrin #të #paktën #pesë #jetë
gazetablic.com

Artikuj të ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button