Sport

Shikoni se çfarë bëra me Mario Mitajn, po bën bujë të madhe tani në Arabinë Saudite –

Ramon Planes, njeriu që solli Pedrin dhe Araujon te Barcelona, tani është në rolin e drejtorit sportiv të Al Ittihad në Arabinë Saudite. Ishte pikërisht dëshira e këtij njeriu që bëri gjithçka për të transferuar Mario Mitajn në Al Ittihad dhe në fund jo vetëm ia doli, por zgjedhja rezultoi e goditur. Në një intervistë për median e famshme spanjolle “AS”, gazetarët e kanë pyetur Ramon Planes sesi e nuhati Pedrin dhe Araujon. Por më pas drejtori sportiv ka dhënë një tjetër shembull, me Mario Mitajn.

“Mendoj se futbolli i sotëm ka shumë të dhëna, njerëz dhe analiza që studiojnë lojtarë. Futbolli po evoluon, por zbulimi i lojtarëve do nuhatje. Duke parë lojtarin dhe duke vendosur bast për të. Kështu më ndodhi në Al Ittihad me Mario Mitajn, i cili është zbulimi i kampionatit në Arabinë Saudite. Një lojtar që ishte në Rusi, ne nënshkruam me të për 1 milion dhe tani Mitaj po bën bujë të madhe. Epo kjo është mënyra ime sesi e shoh unë futbollin”, tha Planes. /Sport Ekspres/

#Shikoni #çfarë #bëra #Mario #Mitajn #bën #bujë #të #madhe #tani #në #Arabinë #Saudite
SportExpress

Artikuj të ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button