Përhapja e virusit në Kine, flet Alimehmeti: Virusi nuk është i ri, e njohim prej kohësh
Virusi metapneumovirus (HMPV) eshte perhapur me shpejtesi ne Kine duke ngjallur frike dhe panik edhe ne vende te tjera. Ky virus eshte virus respirator i cili shkakton simptoma te ngjashme me gripin dhe ftohjen e zakonshme.
Ne kushtet me te veshtira shoqerohet me probleme te renda me frymemarrjen. Mund te rrise rrezikun per komplikime si bronkiti apo pneumonia vecanerisht tek te moshuarit dhe femijet.
Ne nje interviste per FaX News, mjeku Ilir Alimehmeti u shpreh se virusi nuk eshte dicka e padegjuar por ka ekzistuar dhe e njohim prej shume kohesh.
Alimehmeti u shpreh gjithashtu se ekziston mundesia qe ky virus te jete po aq i rende sa pleumonia dhe probabiliteti qe virusi te shkaktoje pandemi globale eshte i ulet. Sipas Alimehmetit ende nuk ka vaksine per virusin metapneumovirus.
Ky virus eshte shfaqur qe nga viti 2001 kur u identifikua per here te pare ne Holande.
Faxweb.al