Aktualitet

Zelensky falënderon shërbimet e urgjencës të Ukrainës

Presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky ka lëshuar një mesazh mirënjohjeje për shërbimet e urgjencës të Ukrainës.

Zelensky ka vlerësuar se ata po përballen me vështirësi dhe sipas tij, asnjëherë nuk hezitojnë të jenë të pranishëm për të ndihmuar njerëzit, raporton Sky News.

“Secilit prej jush që i përgjigjet pasojave të sulmeve ruse në të gjitha rajonet tona, pastrimi i rrënojave, shuarja e zjarreve, dhënia e ndihmës së parë dhe mbi të gjitha, shpëtimi i jetëve, të gjithë ne në Ukrainë jemi thellësisht mirënjohës”, është shprehur presidenti ukrainas.



#Zelensky #falënderon #shërbimet #urgjencës #të #Ukrainës
gazetablic.com

Artikuj të ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button