Aktualitet
Al Nassr i ofron Casemiros 650,000 funte në javë

Al Nassr raportohet se po tregon interes konkret për nënshkrimin e mesfushorit të Manchester United, Casemiro, sipas GiveMeSport.
Al Nassr i ka ofruar brazilianit 32-vjeçar një pagë prej 650,000 £ në javë, e cila do ta vendoste atë në mesin e pesë lojtarëve më të paguar në Ligën Saudite.
Megjithatë negociatat mes Manchester United dhe Al Nassr për transferimin e mesfushorit nuk janë zhvilluar ende.
Në verën e vitit 2022, Manchester United i ka paguar Real Madridit 70 milionë euro për të blerë Casemiron.
Këtë sezon, braziliani ka shënuar 3 gola në 21 paraqitje për Manchester United.
/ Sport
#Nassr #ofron #Casemiros #funte #në #javë
gazetablic.com