Mario Mitaj kualifikohet në gjysmëfinale, Al-Itihadi eleminon ekipin e Nejmarit –

Al Itihadi ka prerë biletën për në gjysmëfinale të Kupës së Mbretit. Verdhezinjtë kanë eleminuar sot Al Hilalin nga gara. Ndeshja ishte në baraspeshë deri në minutën e 63-të, kur Benzema e dërgoi topin në rrjetë. Megjithatë koha e rregullt do të përfundonte në barazim 1-1, teksa Al Dausari shënoi gol në minutën e 72-të.
Markos Leadro përmbysi shifrat në minutën e 101-të, por Benzema u shfaq sërish si shpëtimtari i Al Itihadit dhe në minutën e 114 fiksoi rezultatin përfundimtar në 2-2. Zgjidhja e vetme për të përaktuar fituesin ishte gjuajtja e penalltive, nga ku lojtarët e Al Itihadit rezultuan të ishin më të saktë. Titullar në këtë sfidë ishte edhe Mario Mitaj, i cili zhvilloi 105 minuta në fushën e lojës./Sport Ekspres/
#Mario #Mitaj #kualifikohet #në #gjysmëfinale #AlItihadi #eleminon #ekipin #Nejmarit
SportExpress