Sport

Asllani shkruhej në çdo gol të Milanit –

Gazetari dhe komentatori italian, Trevisani, ka bërë një analizë të asaj që ndodhi në finalen Inter-Milan. Trevisani e ka quajtur këtë ndeshje si një nga më të bukurat që ka komentuar në jetën e tij, ndërsa nga ana tjetër fajëson Asllanin për humbjen e djeshme të zikaltërve.

“Një nga ndeshjet më të bukura të komentuara në jetën time edhe për shkak të paparashikueshmërisë totale. Në 2-0 mendova se mund të përfundonte 5-0, por në 2-1 menjëherë mendova se Milani mund të ngrihej në këmbë, por jo se do të fitonte 3-2. 3-2 nuk mund të shpjegohet dhe është bukuria e futbollit.

Nuk mendon kurrë që favoriti kalon 2-0 në avantazh në minutën e 50-të dhe të tjerët të fitojnë. Fatkeqësisht, çdo gol i Milanit e ka të shkruar Asllanin. Asllani meriton notën 4, por nuk ishte fajtori i vetëm dje”, tha Trevisani. /Elio Hajdari-Sport Ekspres/

#Asllani #shkruhej #në #çdo #gol #të #Milanit
SportExpress

Artikuj të ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button