Aktualitet

Nën cilësinë e personit në hetim, SPAK merr në pyetje nesër Ilir Metën

SPAK do të pyesë nesër ish-Presidentin e Republikës Ilir Meta nën cilësinë e personit në hetim.

Meta akuzohet nga SPAK për tre vepra penale si korrupsion, pastrim parash dhe fshehje pasurie.

Më konkretisht, në ngarkim të Metës është dosja e njohur si CEZ-DIA, për përfitimin e vlerave monetare në këmbim të influencës së ushtruar në favor të një kompanie telekomunikacioni, për kontratat e konsulencës dhe lobimit në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, pastrimin e produkteve në blerjen e një shtëpie në Tiranë si dhe mosdeklarimin e shpenzimeve mjekësore për periudhën 2013-2019.

Akuza të ngjashme ka edhe deputetja Monika Kryemadhi, njëherazi ish-bashkëshorte e Ilir Metës.

 

 

Ndaj Kryemadhit, GJKKO ka vendosur masën e sigurisë detyrim paraqitje. Ndërsa Meta ndodhet i arrestuar që prej mesditës së 21 tetorit 2024.

#Nën #cilësinë #personit #në #hetim #SPAK #merr #në #pyetje #nesër #Ilir #Metën
Java News

Artikuj të ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button