Aktualitet
Rëndohet edhe më shumë gjendja e Kryepeshkopit Janullatus, mjekët në dilemë nëse duhet të kryejnë ndërhyrje kirurgjikale

Gjendja e kryepeshkopit, Lumturisë së Tij, Anastas Janullatus është e rëndë.
Pak para orës 12:00, sipas orës lokale gjendja u rëndua edhe më shumë. Aktualisht, mjekët ende nuk janë të bindur nëse do të duhet ta operojnë apo të mos ndërhyjnë pasi vlerësojnë se organizmi i tij nuk do të mund të përballojë një ndërhyrje kirurgjikale.
Bashkëpunëtorët e Kryepeshkopit thonë për Top Channel se gjendja e Tij është e vështirë dhe se mjekët po vijojnë ekzaminimet dhe e mjekojnë atë me metodat më moderne.
#Rëndohet #edhe #më #shumë #gjendja #Kryepeshkopit #Janullatus #mjekët #në #dilemë #nëse #duhet #të #kryejnë #ndërhyrje #kirurgjikale
Java News