Përgjatë një jave në rajonin e Ferizajit është raportuar një i vdekur e 34 të lënduar nga aksidentet

Policia Rajonale e Ferizajt përgjatë një jave ka shqiptuar 808 gjoba trafiku dhe ka hequr 5 patentë shoferë për drejtuesit që kanë shkaktuar kundërvajtje më të rënda në komunikacionin rrugor, shkruan .
Gjatë kësaj periudhe janë raportuar 66 aksidente, prej tyre : Aksidente fatale – 1, persona të vdekur – 1, aksidente me lëndime – 21, persona të lënduar – 34, aksidente me dëme materiale – 44.
Në njoftim thuhet se Policia Rajonale e Ferizajt do të vazhdojë me aktivitete të shtuara, me synim parandalimin e aksidenteve në komunikacionin rrugor dhe apelojmë tek shoferët që të bëjnë kujdes, të respektojnë shenjat dhe rregullat në komunikacion.
#Përgjatë #një #jave #në #rajonin #Ferizajit #është #raportuar #një #vdekur #të #lënduar #nga #aksidentet
gazetablic.com