Avokati fajëson Qeverinë e Kosovës: Ishte spektatore dhe aspak mbështetese për rastin e arrestimit të Hasan Dakajt

Mbrëmë, avokati Xhevdet Smakiqi bëri të ditur përmes një postimi në rrjetet sociale lirimin e ish-pjesëtarit të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës (UÇK), Hasan Dakaj, nga paraburgimi njëvjeçar në Serbi.
“Kam qenë i nderuar të jem mysafir në familjen Dakaj nga Korisha e Prizrenit për të festuar këtë lajm të gëzueshëm. Hasan Dakaj është liruar pas një viti nga kidnapimi i shtetit antidemokratik të Serbisë,” shkruan avokati.
Ai falënderoi familjen Dakaj për besimin e treguar ndaj tij për mbrojtjen e interesave juridike të familjes dhe shtoi se procedurat ligjore dhe mbulimi i shpenzimeve ishin përballuar vullnetarisht nga bashkëfshatarët e Korishës.
Smakiqi kritikoi pasivitetin e Qeverisë së Kosovës në këtë rast.
“Pa dëshiren time duhet te thekësojme se Qeveria e Kosoves ishte pasive spektatore dhe aspak mbështetese per rastin e Hasan Dakaj. Te gjitha procedura ligjore mbulimi i shpenzimeve proecudarale ishin barrë vullnetare e bashkëfshatarëve te Korishes”, ka shkruar ai.
#Avokati #fajëson #Qeverinë #Kosovës #Ishte #spektatore #dhe #aspak #mbështetese #për #rastin #arrestimit #të #Hasan #Dakajt
gazetablic.com