Aktualitet
Përplasi për vdekje drejtuesin e motorit, arrestohet shoferi i furgonit! Dyshohet se…

Shoferi i furgonit, që një ditë më parë përplasi për vdekje drejtuesin e një motori pranë mbikalimit Ishull – Lezhë, u vu në pranga
Mark Macaj akuzohet për shkelje të rregullave të qarkullimit rrugor, pasi nga hetimet paraprake, dyshohet se furgoni është futur në parakalim, duke sjellë dhe përplasjen e fortë me motorçikletën, ç’ka i solli vdekjen 56-vjeçarit Pavlin Ndoj.
Ai humbi jetën në spital, si pasojë e plagëve të marra.
Ndërkohë, vijojnë hetimet për aksidentin tragjik.
#Përplasi #për #vdekje #drejtuesin #motorit #arrestohet #shoferi #furgonit #Dyshohet #se..
Java News