Aktualitet

Një i mitur hedh një mjet piroteknik në drejtim të karabinierëve në Mitrovicën e Jugut

Një i mitur në Mitrovicën e Jugut ka hedhur një mjet piroteknik në drejtim të automjetit të karabinerëve.

Policia ka arritur ta ndalojë atë dhe e ka intervistuar në stacionin policor, ndërsa më pas e ka liruar në procedurë të rregullt.

Rasti ka ndodhur në bulevardin “Isa Boletini” në Mitrovicën e Jugut rreth orës 23:00.

“Raportohet se i dyshuari i mitur mashkull kosovar, kishte hedhur një mjet piroteknik në drejtim të automjetit të KFOR-it (karabinierëve). Policia ka arritur që ta ndalojë të dyshuarin dhe e ka sjellë për intervistim në stacion policor. Me vendim të prokurorit pas intervistimit i dyshuari është liruar në procedurë të rregullt”, tha sot policia.

Rasti është nën hetime.



#Një #mitur #hedh #një #mjet #piroteknik #në #drejtim #të #karabinierëve #në #Mitrovicën #Jugut
gazetablic.com

Artikuj të ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button