Sot varrosen viktimat e familjes Arsllani që vdiqën tragjikisht në lumin Vardar

Tragjedia e mbrëmshme te lumi Vardar, afër Shkupit ka tronditur vendin.
Trupat e tri grave janë nxjerrë pa shenja jete nga lumi, pasi u aksidentuan dhe vetura e tyre doli nga rruga.
Në veturë ka qenë edhe një person tjetër, familjar i viktimave – teksa fëmija që ndodhej po ashtu në veturë shpëtoi.
Të enjten Maqedonia e Veriut u trondit nga aksidenti tragjik afër Shkupit, ku një veturë në të cilën ndodheshin pesë persona, doli nga rruga dhe ra në lumin Vardar.
Katër persona humbën jetën si pasojë e këtij aksidenti, ndërsa shpëtoi mrekullisht fëmija rreth moshës 5-vjeçare.
Viktimat që u aksidentuan tragjikisht janë nga familja Arsllani, nga fshati Gërçeci i Komunës së Sarajit në Maqedoni të Veriut.
#Sot #varrosen #viktimat #familjes #Arsllani #që #vdiqën #tragjikisht #në #lumin #Vardar
gazetablic.com