Pas shumë vitesh Parashqevi Simaku takon djalin e saj

Sipërmarrësi Elton Ilirjani ka ndarë lajmin e mirë se Parashqevi Siamku do të takohet djalin e saj Luke, mbrëmjen e kësaj të premteje.
Ky do të jetë takimi i parë pas shume vitesh. Ka qenë vetë Ilirjani, i cili ka bërë lajmin publik përmes një postimi në rrjetin e tij social Instagram.
Më parë biznesmeni njoftoi se ikona e muzikës shqiptare ka komunikuar me djalin e saj përmes celularit, dhe se së shpejti do të ndodhte takimi i shumëpritur mes tyre.
Rasti i Parashqevi Simakut, e cila jetonte e pastrehë në Nju Jork tronditi opinionin publik rreth një muaj më parë. Pas ndihmës së dhënë, kryesisht nga biznesmeni shqiptaro-amerikan Elton Ilirjani, situata e këngëtares paraqitet më e mirë.
Aktualisht ajo qëndron në një hotel në New York, i cili u mundësua nga biznesmeni Elton Ilirjani.


#Pas #shumë #vitesh #Parashqevi #Simaku #takon #djalin #saj