Rekord planetar/ E hëna dita më e nxehtë e regjistruar ndonjeherë

Një rekord i trishtë, i cili fatkeqësisht është i destinuar të tejkalohet. E hëna, e 3 korrikut ishte dita më e nxehtë e matur ndonjëherë në nivel global, duke tejkaluar mesataren e 17°C për herë të parë, sipas matjeve të një shoqate meteorologjike amerikane.
Temperatura mesatare ditore e ajrit në sipërfaqen e planetit më 3 korrik arriti në 17.01°C njoftoi një organizatë e varur nga Agjencia e Shteteve të Bashkuara për Vëzhgimet Oqeanike dhe Atmosferike (NOAA).
Kjo matje tejkaloi rekordin e mëparshëm ditor (16,92°C) të vendosur më 24 korrik 2022.
Një rekord që mund të thyhet shpejt
Temperatura e ajrit, e cila luhatet afërsisisht nga 12°C deri në 17°C (mesatarja ditore gjatë vitit), ishte mesatarisht 16,20°C në fillim të korrikut mes viteve 1979 dhe 2000.
Ky rekord, i cili ende nuk është vërtetuar nga matje të tjera, mund të thyhet shpejt pasi Hemisfera Veriore fillon sezonin e verës dhe temperatura mesatare globale në përgjithësi vazhdon të rritet deri në fund të korrikut – fillim të gushtit.
Fenomeni El Niño
Këto vëzhgime janë një parajajmërim i mundshëm i fenomenit El Niño – zakonisht i lidhur me rritjen e temperaturave globale – shoqëruar me efektet e ngrohjes globale të shkaktuar nga aktiviteti njerëzor.
Më 8 qershor, NOAA njoftoi mbërritjen zyrtare të El Niño, duke siguruar se “mund të çojë në rekorde të reja të temperaturës” në rajone të caktuara.
Burimi Huff post, përgatiti T.Çela,
#Rekord #planetar #hëna #dita #më #nxehtë #regjistruar #ndonjeherë
Lapsi