Aktualitet

Shkrepje mahnitëse nga ajri, si duket Prishtina pas mesnate

Fotografët, Arben Llapashtica dhe Arton Krasniqi, kanë realizuar disa fotografi të jashtëzakonshme të kryeqytetit të Kosovës, Prishtinës, duke përdorur teknologjinë moderne të dronëve.

Pas mesnate të ditë së parë të vitit 2025, pas ndezjes së fishekzjarrëve, Kosovën e mbuloi mjegulla e dendur.

Fotografët kanë shfrytëzuar momentin e duhur për të bërë shkrepje mahnitëse.

“Fotot e para të mjegullës me atmosferë mistike dhe intriguese. Mjegulla sot ka jap një pamje dramatike, ama edhe ju jeni meritor… ja keni ndihmu mramë me qenë e pa pastërt me arsenal fishekzjarrësh”, shkroi Llapashtica në Facebook, në mbishkrimin e fotove.

Foto: Arton Krasniqi



#Shkrepje #mahnitëse #nga #ajri #duket #Prishtina #pas #mesnate
gazetablic.com

Artikuj të ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button