Nën shoqërinë e bashkëshortes, ja si e festoi Trump Vitin e Ri! I pranishëm edhe Elon Musk (Foto)

Pamje nga festa e Vitit të Ri, e organizuar nga presidenti i zgjedhur i SHBA, Donald Trump, janë bërë virale në rrjetet sociale, falë postimeve të djalit të tij, Donald Jr. Festa madhështore u mbajt në rezidencën e Trump në Mar-a-Lago, ku ai u pa duke kërcyer me stilin e tij karakteristik, një moment që tërhoqi vëmendje të madhe online.
Në krah të Trump qëndronte bashkëshortja e tij, Melania, e veshur me një fustan elegant të zi, duke ndjekur ritmin e muzikës me një qetësi të zakonshme. Të pranishëm ishin familjarë dhe miq të ngushtë, përfshirë Donald Jr dhe partneren e tij të re, Bettina Anderson.
Një tjetër detaj që ra në sy ishte pjesëmarrja e bashkëpunëtorit të ngushtë të Trump, Elon Musk, i cili u shoqërua nga djali i tij, X, dhe partnerja May. Festa e Trump-it shënoi fillimin e vitit me elegancë dhe atmosferë festive në një rreth të ngushtë e të përzgjedhur miqsh.

#Nën #shoqërinë #bashkëshortes #festoi #Trump #Vitin #pranishëm #edhe #Elon #Musk #Foto
Java News