Mund t’i merrte 48 milionë euro paga Barcelonës! Dani Olmo tregon dashurinë për katalanasit, shmang rrënimin financiar të tyre –

Dani Olmo kaloi vetëm katër muaj te Barcelona dhe rrezikonte të mos luante më për katalanasit. Shkak është bërë fakti se regjistrimi i tij u refuzua nga La Liga. Për shkak të financave, Barcelona nuk mundi të konfirmonte dokumentet për regjistrimin e tij.
Olmo është lojtar i lirë dhe mund të zgjedhë çfarë të dojë, por tashmë ka marrë një vendim. Ai i qëndroi besnik Barcelonës, pavarësisht se çfarë ndodhi. Kjo nuk ishte e vetmja mënyrë që sulmuesi 26-vjeçar tregoi dashurinë e tij për Barçën. Nëse do të donte, ai mund të shkatërronte financiarisht katalanasit dhe të nënshkruante për një klub tjetër. Natyrisht, këtë as që e dërgoi në mendje.
Olmo mund të kishte marrë lehtësisht 48 milionë euro paga vetëm për këtë rast, por nuk e zgjodhi këtë vendim. Lojtari spanjoll është paraqitur sot në stërvitje. Është një mesazh i qartë për të gjithë se nuk ka ndërmend të largohet dhe tani pret zgjidhjen përfundimtare të situatës dhe mundësinë e rregjistrimit. /Sport Ekspres/
#Mund #merrte #milionë #euro #paga #Barcelonës #Dani #Olmo #tregon #dashurinë #për #katalanasit #shmang #rrënimin #financiar #të #tyre
SportExpress