Aktualitet

Atentati terrorist në News Orleans, kryebashkiaku jep detaje: Ishte i qëllimshëm, po hetojmë!

Kryebashkiaku i New Orleans, LaToya Cantrell e quajti ‘sulm terrorist’ ngjarjen e ndodhur në orët e para tw 2025, kur një kamion përplasi turmën e njerëzve që festonin në “Bourbon Street”

“Ne e dimë se qyteti i New Orleans u godit nga një sulm terrorist,” tha Cantrell, duke vënë në dukje se incidenti është ende nën hetim.

Hetuesit janë të sigurt se veprimet e shoferit që përplasi turmën në lagjen franceze të mërkurën në mëngjes nuk janë të rastësishme.

‘Një burrë që ngiste një kamionçinë në rrugën Bourbon eci shumë shpejt! Ishte sjellje shumë e qëllimshme. Po përpiqej të merrte para sa më shumë njerëz’ thanë zyrtarët e policisë”

Të plagosurit janë dërguar në pesë spitale lokale.

Edhe Guvernatori i Louisianas, Jeff Landry, në një postim në platformën “X” e ka dënuar aktin.

“Një akt i tmerrshëm dhune ndodhi në ‘Bourbon Street’ më herët këtë mëngjes…Ju bëjë thirrje të gjithëve që janë afër që ta evitojnë zonën”, shkroi Landry.

#Atentati #terrorist #në #News #Orleans #kryebashkiaku #jep #detaje #Ishte #qëllimshëm #hetojmë
Java News

Artikuj të ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button