Aktualitet

Sherr në familje në Tiranë/ Gruaja zihet me burrin dhe hidhet nga ballkoni, arrestohet 52-vjeçari

Një sherr ka ndodhur mes një çifti bashkëshortësh në Tiranë. Mësohet se një 43-vjeçare është konfliktuar verbalisht me burrin dhe më pas është hedhur nga ballkoni. Si pasojë, 52-vjeçari ka përfunduar në prangat e policisë.

Ndërkohë, gruaja është dëmtuar dhe ndodhet në spital

“Komisariati i Policisë Nr. 4 arrestoi në flagrancë shtetasit:

52 vjeç, pasi ditën e djeshme, në banesë, është konfliktuar verbalisht për motive të dobëta, me bashkëshorten e tij, shtetasen 43 vjeçe, e cila pas konfliktit është hedhur nga ballkoni i banesës dhe për pasojë është dëmtuar. Aktualisht ndodhet në spital, në kujdesin e mjekëve”, thuhet në njoftimin e bluve.

#Sherr #në #familje #në #Tiranë #Gruaja #zihet #burrin #dhe #hidhet #nga #ballkoni #arrestohet #52vjeçari
Java News

Artikuj të ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button