Aktualitet

Kurti tregoi pse nuk i ka vizituar ish-krerët e UÇK-së në Hagë, Çitaku: Çfarë tallje e përbuzje për ata që sakrifikuan për lirinë tonë

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, gjatë natës së mbrëmshme e dha si arsye “plotësimin e shumë formularëve”, për faktin që nuk i ka vizituar ende ish-krerët e UÇK-së që po mbahen në paraburgim në Hagë.

“Unë e kam menduar vizitën në Hagë edhe kam qenë i interesuar të shkoj, por faktori kryesor që më ka ndalur të shkoj është fakti që duhej plotësuar shumë dokumente formularë, ku ti nënshkruan në Gjykatën Speciale”, ka deklaruar Kurti në RTK.

Ndaj kësaj deklarate të kryeministrit ka reaguar Sekretarja e Përgjithshme e PDK-së, Vlora Çitaku.

Çitaku ka thënë se kjo është përbuzje dhe mungesë empatie ndaj atyre që sakrifikuan për lirinë tonë.

Ajo u shpreh se “Ndoshta kjo shpjegon edhe mungesën e vizitave të tij në SHBA – ndoshta edhe për vizë amerikane është po i njëjti problem, “formularët””.

Reagimi i plotë:



#Kurti #tregoi #pse #nuk #vizituar #ishkrerët #UÇKsë #në #Hagë #Çitaku #Çfarë #tallje #përbuzje #për #ata #që #sakrifikuan #për #lirinë #tonë
gazetablic.com

Artikuj të ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button