Revolucion tek gjyqtarët në Angli, tani i gjithë stadiumi do ta kuptojë arsyen pas rishikimit të VAR-it

Gjatë gjysmëfinaleve të Carabao Cup në janar, për herë të parë në futbollin anglez, gjyqtarët do të njoftojnë në të gjithë stadiumin pse u mor një vendim duke përdorur sistemin VAR.
Testi do të zhvillohet në ndeshjet mes Arsenalit dhe Newcastle United, dhe Tottenham Hotspur dhe Liverpool.
Vendimi është nxitur nga angazhimi më i gjerë i Komisionit të Gjyqtarëve në Angli (PGMOL) për transparencë, duke përfshirë sigurimin e qartësisë dhe kuptimit më të madh të vendimeve kyçe.
Në një deklaratë nga PGMOL thuhet: “Arbitrat do të shpallin vendimin përfundimtar pasi të vizitojnë monitorin e VAR në fushë ose pasi të përfundojnë çështje faktike, të tilla si goditje me dorë aksidentale nga golashënuesi ose ndërhyrjet ku futbollisti prek topin”.
/ Sport
#Revolucion #tek #gjyqtarët #në #Angli #tani #gjithë #stadiumi #kuptojë #arsyen #pas #rishikimit #të #VARit
gazetablic.com