Bajqinovci këshillon opozitën të relaksohen: Merrni frymë për shëndetin, humbjen e zgjedhjeve mos e prisni me stres

Deputeti i VV-së, Mefail Bajqinovci, ironizoi përpjekjet e opozitës për të sulmuar VV-në, duke thënë se me entuziazmin që po e bëjnë këtë, duket sikur zgjedhjet janë nesër, dhe jo më 9 shkurt, raporton .
Bajqinovci i ka këshilluar ata të relaksohen dhe të marrin frymë për shëndetin, pasi humbja e opozitës, sipas tij, është e pashmangshme.
Ai gjithashtu theksoi rëndësinë e votës së mërgatës, që pritet të sjellë mbi 200 mijë vota për VV-në.
E plotë:
Mirëmëngjesi
Duket se opozita dhe disa analistë nuk bëjnë pushim as për festat e fundvitit. Me aq zell sa po mundohen kundër VETËVENDOSJE!-s, njeriu mendon se zgjedhjet janë nesër, jo më 9 shkurt!
Relaksohuni pak sonte, merrni frymë për shëndetin – se humbja në shkurt është e pashmangshme, dhe nuk ka pse ta prisni me stres!
Edhe mos t’i harrojmë mërgatën ku 100 mijë votojnë nga jashtë por edhe 100 mijë do vijnë në Kosovë.
#Bajqinovci #këshillon #opozitën #të #relaksohen #Merrni #frymë #për #shëndetin #humbjen #zgjedhjeve #mos #prisni #stres
gazetablic.com