Sport
Nuk mjaftoi as dëmtimi i Medon Berishës, Giampiolo fshin emrin e Ylber Ramadanit te Lecce –

Medon Berisha u dëmtua pak ditë më parë te Lecce dhe mediat italiane supozuan se vendin e tij do ta merrte shqiptari tjetër, Ylber Ramadani. Një lëvizje logjike pasi Medon Berisha po linte në stol Ramadanin.
Megjithatë as ky dëmtim i Medonit nuk mjaftoi për Ylberin. Në ndeshjen e sotme kundër Como, të humbur në shifrat 2-0, Ramadani jo vetëm që nuk luajti titullar, por nuk hyri as nga stoli. Duket se mesfushori shqiptar është tërësisht jashtë dëshirës së trajnerit Giampiolo. /Sport Ekspres/
#Nuk #mjaftoi #dëmtimi #Medon #Berishës #Giampiolo #fshin #emrin #Ylber #Ramadanit #Lecce
SportExpress