Rama vlerëson transformimet në Tiranë: Të pamundura përpara sesa qeveria në aleancë me Bashkinë të ndërtonte gjithçka ka ndërtuar në këtë dekadë

Kryeministri Edi Rama ka vlerësuar transformimin e Tiranës vitet e fundit. Në konferencën e fundit për këtë vit, kreu i qeverisë theksoi se Tirana ka marrë vlerësime ndërkombëtare për sa i përket infrastrukturës që do të ishin të pamundura në Tiranën e përpara sesa qeveria në aleancë me Bashkinë e Tiranës të ndërtonte gjithçka ka ndërtuar në këtë dekadë.
“Akoma më e pa mendueshme deri disa vite më parë, është mikpritja në Tiranë e Samitit të NATO-s në vitin 2027, gjë për të cilën ne e kemi filluar punën së bashku me NATO-n, një mision inspektimi i kushteve të infrastrukturës dhe urbanistikës ka ardhur në Tiranë dhe ka bërë vlerësime që do të ishin të pamundura në Tiranën e përpara sesa qeveria në aleancë me Bashkinë e Tiranës të ndërtonte gjithçka ka ndërtuar në këtë dekadë”, theksoi Rama.
#Rama #vlerëson #transformimet #në #Tiranë #Të #pamundura #përpara #sesa #qeveria #në #aleancë #Bashkinë #të #ndërtonte #gjithçka #ndërtuar #në #këtë #dekadë
Java News