Ndeshja Juventus-Fiorentina u ndërpre për pak minuta, tifozët miq po ofendonin sulmuesin serb të bardhezinjëve –

Juventusi ka barazuar në shifrat 2-2 kundër Fiorentinës. Sulmuesi serb Dushan Vlahovic nuk është i preferuari në mesin e tifozëve të Fiorentinës. Shkak për këtë është bërë fakti se ai u largua nga Viola dhe iu bashkua Juventusit të urryer. Edhe pse kanë kaluar tre vite nga transferimi, serbi është ende i urryer në mesin e tifozëve të Violës dhe këtë e kanë treguar edhe sonte në ndeshjen e Serisë A që u luajt në Torino.
Arbitri Maurizio Mariani në një moment e ndërpreu ndeshjen pas një breshëri ofendimesh drejtuar Vlahoviçit nga tifozët mysafirë. Brohoritjet skandaloze nga tifozët e Fiorentinës sollën një ndërprerje afatshkurtër. Tifozët janë paralajmëruar se ndeshja mund të ndërpritet, më pas situata është qetësuar dhe ndeshja ka rifilluar pas dy minutash. /Elio Hajdari-Sport Ekspres/
#Ndeshja #JuventusFiorentina #ndërpre #për #pak #minuta #tifozët #miq #ofendonin #sulmuesin #serb #të #bardhezinjëve
SportExpress