Aktualitet

VIDEO / Momente tmerri gjatë uljes së avionit në Kanada, njëri nga krahët mori flakë dhe…

Pasagjerët e Air Canada përjetuan momente tmerri kur zbarkuan në aeroportin Halifax në orët e para të së dielës.

Siç shihet në videot e postuara nga pasagjerët në rrjetet sociale, njëri nga krahët mori flakë për shkak të fërkimit të tij me pistën pasi kishte një mosfunksionim në sistemin e avionit.

“Aeroplani u përkul rreth 20 gradë në të majtë dhe pasi ndodhi kjo, ne dëgjuam një zhurmë të madhe ndërsa krahu filloi të fërkohej me pistën”, i tha CBC Neës pasagjerja e fluturimit 2259, Nicky Valentine.

“Aeroplani po dridhej shumë dhe ne pamë zjarr në anën e majtë dhe tym në dritare”, shtoi ajo.

Pasagjerët e avionit janë evakuuar në gjendje të mirë dhe nuk ka informacione për persona të lënduar.



#VIDEO #Momente #tmerri #gjatë #uljes #së #avionit #në #Kanada #njëri #nga #krahët #mori #flakë #dhe..
Java News

Artikuj të ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button