Aktualitet
Arrestohet një burrë në Aeroportin e Prishtinës, dyshohet se kanosi një prokuror të shtetit

Një burrë është arrestuar në Aeroportin Ndërkombëtar të Prishtinës “Adem Jashari”, i cili dyshohet se ka kanosur përmes rrjeteve sociale një prokuror të shtetit.
Sipas policisë, rasti në fjalë ka ndodhur më 12 dhjetor të këtij viti.
“Është arrestuar në ANP i dyshuari kosovar nën dyshimin se përmes rrjeteve sociale ka kanosur viktimën (prokuror i shtetit). Me vendim të prokurorit, i dyshuari është dërguar në mbajtje”, thuhet në raportin e policisë.
#Arrestohet #një #burrë #në #Aeroportin #Prishtinës #dyshohet #kanosi #një #prokuror #të #shtetit
gazetablic.com