Aktualitet
Vdes burri në Viti, iu përkeqësua gjendja derisa ishte në një restorant

Një burrë në Viti dyshohet se derisa ishte në një restorant i është përkeqësuar gjendja, e si pasojë ka humbur dhe jetën.
Sipas policisë, viktima pasi është dërguar në emergjencë e qytetit, mjeku ka konstatuar vdekjen e tij.
“Viktima mashkull kosovar derisa ishte duke pirë kafe në një restorant (sipas dëshmitarëve), i është keqësuar gjendja shëndetësore dhe ka mbetur pa shenja jete. Viktima pasi është dërguar në emergjencë e qytetit, mjeku ka konstatuar vdekjen e tij. Me vendim të prokurorit, trupi i pa jetë i viktimës u është liruar familjarëve për ceremoni mortore”, thuhet në njoftimin e policisë.
#Vdes #burri #në #Viti #përkeqësua #gjendja #derisa #ishte #në #një #restorant
gazetablic.com