U arrestua për lidhje me krimin, Rama për Jurgis Çyrbjan: Unë përgjigjem vetëm për punën time!

Në intervistën për Zërin e Amerikës, Kryeministri Edi Rama është pyetur nga gazetari Armand Mero lidhur me arrestimin e Jurgis Çyrbja, ish-deputet i PS-së, i cili nga përgjimet e SKY EÇ, rezultoi i lidhur me eksponentë të krimit të organizuar, madje që kishin ndikuar edhe në listën e deputetëve socialistë të Qarkut të Durrësit.
Rama në përgjigjen e tij tha se këto janë tërësisht pa lidhje me detyrat e mia dhe me funksionet e mia.
“Unë thjesht përgjigjem për punën time, për detyrën time. Detyra ime nuk është, që të bëj punët e një pushteti tjetër të pavarur”, tha Kryeministri.
Zëri i Amerikës: Edhe një pyetje e fundit lidhur me këtë kapitull. A përbën një fakt të rëndë që ish deputeti juaj Jurgis Çyrbja, sipas hetimeve deri tani, rezulton të jetë katapultuar në pjesën e sipërme të listave për deputetë me mbështetjen e krimit të organizuar?
Kryeministri Rama: Së pari, përsëri më bëni një pyetje që përgjigjen e ka marrë, e mori dhe këtu dhe është e kotë që të kërkoni një përgjigje tjetër. Kështu që, këto janë tërësisht pa lidhje me detyrat e mia dhe me funksionet e mia. Unë thjesht përgjigjem për punën time, për detyrën time. Detyra ime nuk është, që të bëj punët e një pushteti tjetër të pavarur.
#arrestua #për #lidhje #krimin #Rama #për #Jurgis #Çyrbjan #Unë #përgjigjem #vetëm #për #punën #time
Java News