Përgëzime për këtë triumf historik –

Egnatia është kurorëzuar fituese e Superkupës së Shqipërisë. Një sukses i jashtëzakonshëm i rrogozhinasve, të cilët fituan sot trofeun e tretë brenda këtij viti. Armand Duka ka përgëzuar klubin Egnatia përmes një postimi në llogarinë e tij zyrtare në “Facebook”. Kreu i FSHF-së ka vlerësuar edhe Kukësin për shpirtin e garës që shfaqi në këtë finale.
“Përgëzime Egnatias për fitimin e Superkupës së Shqipërisë! Një duel i luftuar në fushë edhe nga ana e Kukësit, që edhe pse në Kategorinë e Parë bëri më të mirën ndaj ekipit kampion dhe fituesit të Kupës së Shqipërisë, që kompletoi vitin me trofeun e tretë në vitin 2024. U uroj të dyja ekipeve suksese në pjesën e dytë të sezonit futbollistik. Edhe njëherë përgëzime për Egnatian, stafin, futbollistët dhe drejtuesit e klubit për këtë triumf historik”, ka shkruar Armand Duka./Sport Ekspres/
#Përgëzime #për #këtë #triumf #historik
SportExpress