Sport

Egnatia është shumë e fortë për Kukësin, Supërkupa e Shqipërisë shkon në duart e rrogozhinasve –

Egnatia e ka mbyllur vitin 2024 me trofe. Superkupa e Shqipërisë ka shkuar në duart e lojtarëve të klubit rrogozhinas. Kampionët në fuqi të “Abissnet Superiores” ishin shumë të fortë për Kukësin, duke e mposhtur këtë të fundit me rezultatin 2-0.

Rrogozhinasit shënuan nga një gol për secilën pjesë të lojës. Fillimisht ishte Ujka ai që tundi rrjetën i pari në minutën e 19 të takimit, ndërsa më pas Bakajoko i dha goditjen përfundimtare Kukësit në minutën e 84-t. Kaq ka mjaftuar për Egnatian që të shpallet fituese e Superkupës së Shqipërisë. Një tjetër sukses për klubin në epokën e presidentit Demrozi./Sport Ekspres/

 

#Egnatia #është #shumë #fortë #për #Kukësin #Supërkupa #Shqipërisë #shkon #në #duart #rrogozhinasve
SportExpress

Artikuj të ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button