Aktualitet
VIDEO / Në Himarë, “Babagjyshi” vjen nga deti për fëmijët!

Qindra fëmijë të Himarës kanë pritur dhuratat e Babagjyshit në breg të detit.
Pas shumë vitesh, kjo është hera e parë që Himara organizon një aktivitet të tillë për festat e fundvitit. Për kryetarin e bashkisë së Himarës, këto aktivitete shënojnë fillimin e projektit të turizmit gjithëvjetor në një nga perlat e rivierës shqiptare.
Krahas Babagjyshit dhe dhuratave, një panair i madh artizanësh është duke u realizuar në Himarë, me punime qeramike, artistike, folklorike dhe kulinarie, të cilat përfaqësojnë traditat dhe kulturën e zonave të ndryshme.
#VIDEO #Në #Himarë #Babagjyshi #vjen #nga #deti #për #fëmijët
Java News