Aktualitet

Reshje të dendura dëbore, disa automjete të bllokuara në aksin Kukës-Krumë

Një automjet ka dalë nga rruga në aksin Kukës-Krumë.

Sipas informacioneve, ka vetëm dëme materiale.

Drejtuesi i një mjeti tha se mungesa e kripës e nxori nga rruga.

Probleme nga bora po shfaq edhe autostrada “Ibrahim Rugova” sapo futesh në Kosovë, ku në afërsi të fshatit Zhurë ka disa automjete të bllokuara.

Fshatrat Kishaj, Cahan, Muje, Pogaj, Perollaj e Dobrun janë të bllokuara nga trashësia e borës.

Disa automjete kanë ngelur të bllokuara në rrugën Kukës-Has.

#Reshje #të #dendura #dëbore #disa #automjete #të #bllokuara #në #aksin #KukësKrumë
Java News

Artikuj të ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button