Sport

Goditje e rëndë për Kombëtaren, Berat Gjimshiti humbet ndeshjen kundër Polonisë

Berat Gjimshiti do jetë për të paktën dy javë jashtë fushave të lojës. Mbrojtësi i Kombëtares dhe Atalantës u dëmtua në ndeshjen që bergamaskët humbën të shtunën e shkuar kundër Napolit 2-0 në Serie A.

Shtatëlarti doli nga fusha në minutën e 44 të pjesës së parë. Atalanta ka konfirmuar se Gjimshiti ka një dëmtim muskulor në kofshën e majtë dhe pas 7-10 ditësh do ketë më shumë informacion për gradën e dëmtimit.

Mediat në Itali tregojnë se mbrojtësi do kthehet në aktivitet vetëm pas ndeshjeve ndërkombëtare. Shqipëria luan me Poloninë në Varshavë më 27 mars për eliminatoret Euro 2024, me trajnerin Sylvinho që në debutimin me kuqezinjtë nuk do ketë gati shtyllën e ekipit.

Artikuj të ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button