Më ka dhënë liri për të shprehur cilësitë e mia –

Xhampaoli ka ndryshuar hierarkitë në skuadrën e Leçes. Me ardhjen e tij në krye të pankinës, Medon Berisha ka fituar një vend në formacionin titullar. I ftuar në “Piazza Giallorossa” në “TeleRama”, mesfushori shqiptar ka treguar besimin e madh që i ka dhënë trajneri, si dhe ndryshimet që kanë ndodhur me ardhjen e tij te Leçe.
“Trajneri na ka dhënë shumë besim dhe kthjelltësi. Ai është dikush që i pëlqen ta lërë ekipin të luajë. Na ka munguar pak kjo gjë. Tani luajmë më shumë, të gjithë duan topin dhe lëvizim më mirë. Në pjesën e parë kundër Lacios mbajtëm shumë topin kundër një ekipi të madh. Me mister Xhampaolon ndihem shumë i lirë për të shprehur cilësitë e mia. Përpara se të kthehesha nga dëmtimi ai foli me mua dhe më tha se besonte te mua, duke më dhënë shumë besim”, ka deklaruar Medon Berisha./Sport Ekspres/
#Më #dhënë #liri #për #të #shprehur #cilësitë #mia
SportExpress