Aktualitet

FOTO / Ky është Ramazan Sino, i vrarë sot në atentatit mafioz në Larushk

Personi në foto është Ramazan Sino 29 vjeç, viktima e atentatit mafioz në Larushk të Fushë-Krujë.

Sino është kunati i Gentian Bejtjas. Ky i fundit dyshohet të ketë qenë shënjestër e vrasësve. Krimi i rëndë ndodhi në mesnatë në banesën e Gentian Bejtjas.

Ndërsa personi në foton më poshtë është pikërisht Gentian Bejtja.

(Foto: Gentian Bejtja)

I plagosur nga breshëria e kallashnikovit mbeti edhe djali i mituri i Gentian Bejtjas, Alvi Bejtja 13 vjeç i cili ndodhet në spital nën kujdesin e mjekëve.

Autorët hapën zjarr me breshëri kallashnikovi drejt banesës së Gentian Bejtjas. Plumbat prekën kunatin e tij Ramazan Sino duke e lënë të vdekur dhe dy djemtë që u plagosën. Njëri prej tyre doli nga spitali rreth orës 04:00 pasi nuk ishte në rrezik për jetën, ndërsa djali tjetër 13-vjeçar vijon të qëndrojë nën kujdesin e bluzave të bardha.

Pas atentatit, autorët u larguan me një makinë Volkswagen Golf 5 pa targa të vjedhur në Tiranë. Mjeti u gjet i djegur në zonën e lapidarit në Tapizë. Brenda makinës policia gjeti 3 kallashnikovë.

Më 9 Janar të vitit 2022, Gentian Bejtja i shpëtoi një atentati në afërsi të Niklës në Fushë-Krujë, ndërsa mbeti i plagosur miku i tij 31-vjeçar Klodian Stafuka që ishte me të në makinë gjatë momentit kur ndaluan për të furnizuar makinën në një pikë karburanti. Ngjarja mbetet e pazbuluar.

Gentian Bejtja i shpëtoi po ashtu dhe një atentati me eksploziv të ndodhur në Shtator të vitit 2016 kur në mjetit e tij një sasi eksplozivi shpërtheu dhe e plagosi atë.

Gentian Bejtja njihet si miku i ngushtë i Enver Stafukës, personazh i njohur i botës së krimit i rrëmbyer nga një skuadër “policore” dhe i zhdukur në rrethana të dyshimta në Shkurtin e vitit 2015.

/a.r

#FOTO #është #Ramazan #Sino #vrarë #sot #në #atentatit #mafioz #në #Larushk

Artikuj të ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button