Video/ Ndjesë se erdha herët: Pogba mbërrin në Continassa i pari, selfie e autografë me tifozët

Paul Pogba ka rifilluar stërvitjen në Continassa. Ai është i pari që inauguron sezonin e ri 2023-24 të Juventus, i sapo kthyer në Torino me një fluturim privat nga Miami. Francezi punoi atje gjatë gjithë verës, me qëllim që t’i lërë pas problemet e tij fizike. Një lëvizje e tillë do ta lejojë të jetë në dispozicion të Max Allegrit në fazën përgatitore. Nga sot dhe gjatë gjithë javës ai do të punojë me mbështetjen e një përgatitësi. Zgjedhje që do ta bëjë ta ketë më pak të vështirë kur të gjejë shokët e skuadrës.
Grumbullimi i Juventus është planifikuar për në 10 korrik. Bardhezinjtë që janë përfshirë me kombëtaret gjatë verës, megjithatë do të kenë të drejtën e disa ditëve pushime. Pogba është ndër ata lojtarë që do të jenë të pranishëm në rinisje. Lojtarët do të bëjnë teste atletike në ditët e para dhe më pas do të rrisin gradualisht ngarkesën. Mesfushori dëshiron të largojë plotësisht kujtimet e këqija të korrikut të kaluar. Veçanërisht dëmtimin e meniskut anësor që e dënoi menjëherë në një sezon të tmerrshëm.
Lexo më tej: Pogba e sezoni i dështimit: “Ja shkaku i të gjithë dëmtimeve të mia”
Pogba u rikthye me entuziazëm në Continassa dhe me shpresën se do ta gjente sërish formën e tij shpejt. Në fund të seancës së parë stërvitore u tregua i disponueshëm për tifozët, duke lejuar selfie dhe autografe për disa minuta.
#Video #Ndjesë #erdha #herët #Pogba #mbërrin #në #Continassa #pari #selfie #autografë #tifozët
Lapsi