Aktualitet
Dhuna barbare e fisit Rraja/ Ministri Çuçi i shkon në zyrë Muhamet Rrumbullakut

Ministri i Brendshëm Bledi Çuçi ka shkuar sot në zyrën e Drejtorit të Policisë së Shtetit, Muhamed Rrumbullakut.
Mësohet se takimi po zhvillohet në ambientet e Drejtorisë së Policisë. Lajmi konfirmohet për BalkanWeb nga gazetari Igli Çelmeta.
Sipas të dhënave, temë diskutimi janë ngjarjet e fundit kriminale, por edhe incidenti i ndodhur në Thumanë mes fisit Rraja dhe dy kushërinjve të fisit Maja.
#Dhuna #barbare #fisit #Rraja #Ministri #Çuçi #shkon #në #zyrë #Muhamet #Rrumbullakut
Lapsi