Shtiu me armë e më pas e gjuajt atë, i dyshuari dërgohet në mbajtje

Një person është arrestuar dje në Veternjk pasi dyshohet se ka shtënë me armë derisa ishte duke vozitur e më pas e ka hedhur armën nga vetura dhe është larguar.
Policia njofton se kanë konfiskuar pistoletën, ndërsa i dyshuari është dërguar në mbajtje.
“PËRDORIM I ARMËS & ARMËMBAJTJE PA LEJE- Veternik, Prishtinë / 21.12.2024 – 19:19. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar për shkak se derisa kishte qenë duke lëvizur me veturë kishte shtënë me armë zjarri disa herë në ajër dhe më pas në largim e sipër nga ai vend e kishte hedhur armën nga vetura dhe ishte larguar nga vendi i ngjarjes në drejtim të panjohur. Njësitë relevante policore kanë dalë në vendin e ngjarjes ku kanë gjete dhe konfiskuar një pistoletë dhe një gëzhojë të fishekut. I dyshuari nuk është intervistuar për shkak se kishte qenë nën ndikim të alkoolit dhe i njëjti me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje.”
#Shtiu #armë #më #pas #gjuajt #atë #dyshuari #dërgohet #në #mbajtje
gazetablic.com