Aktualitet
Deri në 90 minuta pritjet për të hyrë në Kosovë nga Dheu i Bardhë

Një numër i madh i bashkëatdhetarëve po vijnë në Kosovë për t’i kaluar festat e fundvitit në gjirin e tyre familjar.
E kjo e ka shtuar fluksin në pikat kufitare, sidomos në ato me Serbinë.
Nga Qendra Kombëtare për Menaxhimin e Kufirit e Ministrisë së Punëve të Brendshme, bëhet e ditur se pritjet për të hyrë në vendin tonë, nga Dheu i Bardhë shkojnë deri në një orë e gjysmë, mëngjesin e së dielës.
Kolona e automjeteve shkon në një kilometër gjatësi.
Kështu bëjnë të ditur të dhënat e përditësuara sot rreth orës 07:07.
#Deri #në #minuta #pritjet #për #të #hyrë #në #Kosovë #nga #Dheu #Bardhë
gazetablic.com